Ndërlidhjet

NAXHAF


Ndihmësit e klerikut militant, Moqtada al-Sadr, kanë bërë thirrje për t'i mënjanuar sulmet ndaj ushtarëve spanjollë, pas vendimit të Madridit për të tërhequr trupat nga Iraku.
Sheiku al-Khazali, ndihmësi i al-Sadrit, tha se janë urdhëruar mbështetësit e tyre të kujdesen për sigurinë e trupave spanjolle dhe ka këkruar nga qeveritë e vendeve të tjera të ndjekin shembullin e Spanjës.
Kryeministri i sapo zgjedhur spanjoll, Jose Luis Zapatero, ka bërë të ditur se trupat spanjolle do tërhiqen nga Iraku sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kryeministri i Australisë ka shprehur keqardhjen për këtë vendim të Madridit.
"Sa herë që një vend tërhiqet nga një situatë e vështirë, me këtë hap inkurajohen ata njerëz dhe grupe që i kanë krijuar problemet", tha kryeminsitri australian Howard, vendi i të cilit ka kontribuar me trupa në Irak.
XS
SM
MD
LG