Ndërlidhjet

BAGDAD


Ka vazhduar gjendja e tensionuar mes forcave amerikane dhe kryengritësve në Naxhaf dhe Falluxha të Irakut.
Ndërmjetësuesit irakianë po përpiqen t'i japin fund përplasjeve të armatosura mes mbështetësve të Al-Sadrit dhe trupave të koalicionit, por nuk ka informacione për ndonjë përparim konkret.
Kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, ka deklaruar se forcat e koalicionit do vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e Irakut, së bashku me vendorët edhe pas 30 qershorit, datë e kalimit të kompetencave tek vendorët.
"Është e qartë se forcat irakiane nuk do të jenë të afta që të përballen me kërcënimet e sigurisë të vetme edhe pas 30 qershorit, kur qeveria e Irakut të marrë të gjitha kompetencat.
Pas 30 qershorit, trupat irakiane së bashku me ato të koalicionit, ku bëjnë pjesë edhe ato amerikane, do të jenë partner në krijimin e një mjedisi të sigurt", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG