Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka emëruar John Negroponte, ambasadorin aktual në Kombet e Bashkuara si ambasador në Irak.
Në të tjera zhvillime Bush i ka shprehur keqardhjen kryeministrit spanjoll Hose Luis Zapatero, për vendimin e tij për të tërhequr trupat spanjolle nga Iraku.
Nga ana tjetër duke komentuar vendimin e Spanjës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha:
"Ne e dimë se Spanja është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe do të punojmë dhe në të ardhmen me Spanjën në këtë drejtim."
XS
SM
MD
LG