Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka thënë se vendimi i kryeministrit spanjoll Zapatero për tërheqjen e trupave të vendit të tij nga Iraku është për keqardhje. Bush ka ftuar Zapateron që t'u shmanget veprimeve të cilat u ofrojnë rehati të rrejshme terroristëve dhe armiqve të lirisë së Irakut. Zëdhënësi i Stejt Departmentit, Richard Boucher tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që tërheqja e trupave spanjolle është e koordinuar me forcat e koalicionit.
Neve na vjen keq që ata kanë bërë një shpallje të tillë të papritur të vendimit për tërheqje, tha Boucher duke shpresuar se qeveria spanjolle do t'i tërheqë trupat në mënyrë të koordinuar dhe të rregullt, që të mos ketë ndonjë mungesë në terren.
Gjenerali amerikan Mark Kimmit tha se nuk do të ketë vakuum, kur forcat spanjolle të tërhiqen nga Najafi.
Kryeministri Zapatero i drejtohet sot parlamentit spanjoll lidhur me vendimin për t¡rheqjen e trupave nga Iraku.
XS
SM
MD
LG