Ndërlidhjet

HAGË


Përfaqësuesi francez në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë ka thënë sot se kjo gjykatë duhet të shpallë se është jokompetente për shqyrtimin e rastit të inicuar nga Beogradi, që akuzoi shtetet anëtare të Natos për gjenocid gjatë intervenimit të Natos në vitin 1999. Juristi francez, Alain Pellet tha se "nuk ka bazë juridike mbi të cilën gjykata mund ta mbështesë autoritetin e saj". Qëndrim të këtillë më herët ka shprehur edhe përfaqësuesi i Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG