Ndërlidhjet

SARAJEVË


Liderët e nëntë vendeve të Evropës juglindore të të tubohen nesër në Sarajevë në kuadër të samitit të
7-të të Procesit të bashkëpunimit, ka kumtuar sot ministria e jashtme e Bosnjës. Në këtë takim pos përfaqësuesve të Kombeve të bashkuara dhe të Natos do të marrin pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Bosnjës, të Bullgarisë, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Rumanisë, të unionit Serbi-Mali i Zi, të Kroacisë, të Greqisë dhe të Turqisë. Është paralajmëruar se do të diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në rajon, me luftimin e krimit të organizuar, pastja për liberalizimin e regjimit të vizave e për çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG