Zëdhënësi i qeverisë polake Marcin Kaszuba ka thënë se Polonia nuk po e shqyrton tërheqjen e trupave të vendit të tij nga Iraku. Mirëpo, kryeministri i Polonisë, Lezek Miller ka thënë sot më herët se planet e Spanjës për tërheqje nga Iraku nuk mund të injorohen. Mirëpo, zëdhënësi Kaszuba tha se kryeministri Miller ka dashur të rikonfirmojë qëndrimin e qeverisë se Varshava nuk planifikon të shtojë numrin e ushtarëve në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.