Ndërlidhjet

NIKOZI


Partia më e madhe qipriote greke, ajo komuniste, është shprehur kundër planit të Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e Qipros, nën pretendimet se ka dështuar për të dhënë garancitë e nevojshme të sigurisë.
Por kryeministri irlandez, Berti Ahrens, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës në Bashkimin Evropian, tha se Brukseli mbështet plotësisht planin e paraqitur nga Kofi Anan.
"E kam përsëritur disa herë se politika e Bashkimit Evropian synon ta shohë Qipron e bashkuar në 1 majin e ardhshëm, dita kur Qiproja greke do anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe mendojmë se bazë për këtë është plani i Kofi Annanit", tha kryeministri irlandez.
Ndërkaq Rusia i ka vënë veton një rezolute të Kombeve të Bashkuara, që synonte të nxiste bashkimin e ishullit.
XS
SM
MD
LG