Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha në Prishtinë se vonesa e zgjidhjes së statusit final të Kosovës u jep hapësirë veprimi grupeve ekstremiste nga të dyja palët. Ai tha se është më mirë që statusi të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur. Moisiu i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë së bashku me shefin e UNMIK-ut Harri Holkeri.
Vizitën dy-ditëshe në Kosovë, presidenti Moisiu e bën me ftesën e kreut të UNMIK-ut.
Moisiu është takuar dhe me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, ku është premtuar bashkëpunim më i thellë në të gjitha fushat.
Në vizitën e parë të një presidenti të Shqipërisë në Kosovë, zoti Moisiu është takuar dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësues të kryesisë së Kuvendit, me kryeministrin Rexhepi dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG