Ndërlidhjet

PRIZREN


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është nderuar në qytetin e Prizrenit me "Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit". Medalja i është dhënë nga kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kryetari Rugova ka theksuar se kjo medalje i jepet zotit Moisiu për kontributin e dhënë në mirëkuptimin ndërshqiptar dhe përkrahjen e lëvizjes demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Rugova e Moisiu kanë vizituar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Presidenti i Shqipërisë gjatë ditës është takuar dhe me komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral Agim Cekun, drejtuesit e klerit mysliman e katolik si dhe më përfaqësues të familjes së Adem Jasharit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG