Ndërlidhjet

RAMALLAH


Yasser Arafati i ka hedhur poshtë kërcënimet për jetën e tij, ndërsa qeveritë e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë këshilluar Izraelin të mos e kërcënojë liderin palestinez.
Ministria e Jashtme ruse tha se është alarmuar kur ka mësuar për kërcënimet e kryeministrit izraelit Ariel Sharon, dhe i bëri thirrje Izraelit t'u bindet ligjeve ndërkombëtare.
Sharon deklaroi dje se i ka thënë presidentit amerikan George Bush se më nuk ndihet i obliguar të premtojë që nuk do ta dëmtojë Arafatin.
Kryeministri palestinez Ahmed Qurei tha se Shtetet e Bashkuara i mbajnë anën kryeministrit izraelit, dhe paralajmëroi se nëse Arafati do të dëmtohej, atëherë mund t'u jepeshin fund shpresave për paqe.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher tha se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të mos i realizojë kërcënimet.
"Asgjë nuk ka ndryshuar në pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Më duhet ta shoh deklaratën e Sharonit, dhe pastaj të marrim qëndrim", tha Boucher.
XS
SM
MD
LG