Ndërlidhjet

JERUSALEM


Lideri palestinez Yasser Arafat ka sfiduar kërcënimin izraelit kundër tij. Duke i folur një turme protestuesish në Ramallah ai tha se nuk frikësohej dhe si mysliman ishte i gatshëm të martirizohej.
Mirëpo, brigadat e martirëve Al-Aqsa janë kërcënuar se do të nisin një valë sulmesh të pamëshirshme kundër kërcënimeve izraelite ndaj Arafatit.
Ndaj kërcënimeve të kryeministrit izraelit Sharon kanë reaguar Liga Arabe, Foreign offfice-i britanik dhe ministria e jashtme e Rusisë.
Ndërkohë një zyrtar i qeverisë izraelite i tha radios së ushtrisë se nuk planifikohet shpejt ndonjë aksion kundër Arafatit.
XS
SM
MD
LG