Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulm vetëvrasës në dy terminale të naftës në Gjirin Persik ka shkaktuar vdekjen e dy marinarëve amerikanë dhe mbylljen e përkohshme të terminaleve.
Komandanti i marinës amerikane James Graybeal tha se dy barka të mbushura me eksploziv kanë shpërthyer në afërsi të terminalit kryesor al-Basra në qytetin-liman të Um-Qasrit.
"Forcat e sigurisë të terminali al-Basra menjëherë u vunë në veprim që të pengojnë dy barkat, të cilat shpejt shpërthyen rreth 50 metra larg terminalit", tha Graybeal. Zyrtarë irakienë kanë thënë se ky sulm nuk do ta pengojë prodhimtarinë prej 1.9 milionë barelash në ditë. Mirëpo, zëdhënësi i koalicionit në Basra, Dominic d'Angelo tha se një ndërprerje e energjisë elektrike ka bërë që terminali të mbahet i mbyllur së paku dy ditë.
XS
SM
MD
LG