Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli po feston 56 vjetorin e krijimit nën masa të ashpra sigurie. Kjo ditë nga palestinezët cilësohet si "Nabka", që do të thotë katastrofë.
Nuk ka raporte për raste të shtuara të dhunës sot, ndonëse gjatë natës një roje kufitare është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në Bregun Perëndimor.
Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, tha se Bashkimi Evropian po vazhdon përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme edhe në takimin e Luksemburgut.
"Shpresoj që të jetë një takim i suksesshëm dhe të ndihmojë në krijimin e kushteve që procesi i paqes në Lindjen e Mesme të ecë përpara" tha Solana.
Në të tjera zhvillime disa nga ministrat në qeverinë e Sharonit kanë deklaruar se Izraeli nuk ka plane për të vrarë Arafatin.
XS
SM
MD
LG