Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Shefi i shtabit të bashkuar të Ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Meyers do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme. Zëdhënësi i kontigjentit amerikan të forcave paqëruajtëse në Kosovë, majori Chris Cole tha për Evropën e Lirë se gjenerali Meyers do të qëndrojë në kampin Bondsteel, të martën më 4 maj, me ç'rast do të mbajë edhe një konferencë me gazetarët. Sipas zëdhënësit Cole qëllimi i vizitës së kreut të ushtrisë amerikane është të takojë paqëruajtësit amerikanë në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Ballkan.
Kjo është hera e dytë që gjenerali Meyers viziton Kosovën, pasi herën e parë kishte qenë në vjeshtën e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG