Ndërlidhjet

MADRID


Nja 200 trupa spanjolle janë larguar nga qyteti i Najafit dhe janë kthyer në bazën e tyre kryesore në Divanija, që duket të jetë hapi i parë në tërheqjen spanjolle nga Iraku.
Zyrtarë spanjollë dhe amerikanë kanë thënë se tërheqja është bërë ndërkohë që trupat amerikane hynë në Najaf për të bërë sigurinë. Zëdhënësi i koalicionit ne Najaf, Phil Kosnett tha se forcat amerikane dje kane hyre ne bazën nga ku u larguan forcat spanjolle.
"Mendoj se është me rëndësi për njerëzit të kuptojnë se koalicioni nuk e ka lënë Najafin", tha Kosnett, sipas të cilit hyrja e forcave amerikane në Najaf ua dëshmon njerëzve në Najaf se ne nuk i kemi harruar.
Ndërkohë bëhet e ditur se parlamenti i Spanjës sot ka shtyrë votimin oër tërheqjen e trupave nga Iraku.
XS
SM
MD
LG