Ndërlidhjet

DAMASK


Një seri shpërthimesh pasuar nga shkëmbim zjarri ka ndodhur sot në kryeqytetin e Sirisë, Damask.
Televizioni i Sirisë ka njoftuar se forcat siriane të sigurisë janë përleshur me një grup terroristësh, por nuk janë dhënë detaje të tjera. Televizioni Al-Jazeera ka njoftuar se është arrestuar një nga terroristët që ka qëlluar me bomba dhe mitralozë.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme britanike i ka thënë agjencisë, Asociated Press se shpërthimet dhe të shtënat janë dëgjuar në afërsi të ambasadës iraniane dhe në rrethinën e rezidencës së ambasadorit britanik.
Njoftimet e fundit thonë se të shtwnat sporadike ende po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG