Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një nga ish-komandantët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, i arrestuar sot nga forcat paqëruajtëse në Kosovë, nuk është arrestuar me urdhër të Tribunalit të Hagës. Kështu ka deklaruar sot në Hagë Zhan Daniel Ruch, këshilltar i kryeprokurores Del Ponte.
Zëdhënësi i KFOR-it, Jim Moran ka thënë se Sami Lushtaku është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në trazirat e marsit. Ai tha se Sami Lushtaku, po ashtu, dyshohet edhe për vepra kriminale dhe reketim kundër shqiptarëve të Kosovës në rajonin e Drenicës. Zëdhënësi Moran tha se arrestimi i zotit Lushtaku nuk ka të bëjë me përkatësinë e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi aktivitetet kriminale, për të cilat ai është i dyshuar, kanë ndodhur pas shpërbërjes së UÇK-së në shtator të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG