Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë e ka miratuar sot njëzërit planin e qeverisë për Kosovën, me të cilin përmes autonomisë territoriale, kulturore dhe personale parashihet mbrojtja e serbëve në Kosovë.
Plani parasheh formimin e 5 rajoneve autonome për serbët në Kosovë.
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica deklaroi se plani i qeverisë për zgjidhjen e situatës në Kosovë parasheh decentralizimin e pushtetit, si mundësi për zgjidhjen politike në Kosovë.
"Plani i Qeverisë së Serbisë që keni përpara, nuk e paragjykon të ashtuquajturin status final të Kosovës. Kjo është vetëm vërejtje që e kanë theksuar secesionistët shqiptarë, dhe të cilin padashje apo qëllimisht e përkrahën disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe të administratës së tashme në Kosovë", tha Koshtunica para deputetëve të Parlamentit të Serbisë.
"Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e statusit final të Kosovës. Kjo nuk është çështje me të cilën ne duhet të merremi. Me këtë çështje fare nuk merremi në këtë dokument", tha kryeministri serb, për të shtuar se statusi i Kosovës është i rregulluar me kushtetutën e Serbisë dhe qëndrimet në rezolutën 1244, me të cilën rregullohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe plani i autonomisë substanciale të Kosovës.
"Ky plan nuk i vë në pyetje idetë dhe vlerat e shoqërisë shumëetnike, por paraqet mjet dhe rrugë për të arritur tek ajo shoqëri. Ky plan nuk nuk angazhohet as për ndarjen etnike të Kosovës, edhepse ndarja etnike e Kosovës është më e mirë se Kosova etnikisht e pastër. Plani thjesht parasheh decentralizimin e pushtetit në Kosovë", tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG