Ndërlidhjet

BERLIN


Pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare për anti-semitizmin të sponsorizuar nga OSBE-ja, konkluduan se urrejtja ndaj hebrenjve është shtuar nga tensionet në Lindjen e Mesme.
Në marrëveshjen që e nënshkruan përfaqësuesit e 55 vendeve, thuhet se politikat e Izraelit asnjëherë nuk mund të jenë justifikim për urrejtjen ndaj hebrenjve.
Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se përkushtimi i Gjermanisë është "i veçantë".
"Duke e njohur historinë tonë të tmerrshme dhe përgjegjësinë për nazizmin, si dhe përgjegjësinë historike dhe morale për hollokaustin, Gjermania ka përgjegjësi të veçantë për luftimin e anti-semitizmit", tha Fischer.
Marrëveshja u nënshkrua vetëm pasi presidenti gjerman Johannes Rau paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme dhe politikat e Izraelit, luajnë rol të madh në debatin mbi anti-semitizmin në Evropë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG