Ndërlidhjet

PRISHTINË


Prania ushtarake dhe civile amerikane në Kosovë ka shtuar përpjekjet për arritjen e pajtimit etnik ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe krijimin e besimit të ndërsjellë dhe të qëndrueshëm të këtyre dy komuniteteve. Ky ka qenë edhe qëllimi i një dreke shtruar në kampin Bondstill, sponsoruar nga Zyra Amerikane në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e shtatë komunave të Sektorit Lindor të KFOR-it, që kontrollohet nga forcat paqëruajtëse amerikane. Me këtë rast, veprimtarë nga Shtetet e Bashkuara që janë marrë me çështjen e raporteve etnike dhe racore u kanë dhënë udhëheqësve komunalë shembuj nga arritja e pajtimit racor në Shtetet e Bashkuara, duke e vleërsuar këtë pajtim të domosdoshëm për arritjen edhe të qëndrueshmërisë politike.
XS
SM
MD
LG