Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke u shprehur lidhur me dëshminë e djeshme të presidentit George Bush dhe të nënpresidentit Dick Cheney, anëtari republikan i komisionit, që po heton sulmet e 11 Shtatorit 2001, Thomas Kean, tha se "ky ishte një takim jashtëzakonisht i mirë". Anëtari demokrat i komisionit, Bob Kerrey u shpreh se "përshkrimi nga ana e presidentit e asaj që ndodhi gjatë vitit 2001, e veçanërisht më 11 shtator do të ndihmoj". Disa përgjegjje ai i cilësoi si "befasuese" dhe "të reja", por refuzoi të japë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG