Ndërlidhjet

LONDËR


Në takimin e sotëm të përfaqësuesve të katërshes u diskutua plani i paqes izraelito – palestinez. Zëdhënësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Rod Terje Larsen, ka thënë se "atmosfera ishte e mirë dhe se gjërat po ecin në drejtim të duhur". Takimi do të vazhdoj edhe gjatë fundjavës. Ky takim, po i paraprinë samitit të nivelit të lartë që do të mbahet më 4 maj në Nju Jork, e në të cilin do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, të Kombeve të Bashkuara dhe të Rusisë.
XS
SM
MD
LG