Ndërlidhjet

LONDËR


Shefi i ushtrisë britanike, gjenerali Michael Jackson ka thënë se kanë filluar hetimet pas publikimit të fotografive në gazeta të një ushtari britanik që supozohet të ketë abzuar me të burgosurit në Irak. Ai ka thënë se nëse abuzimet vërtetohen, atëherë, atëherë kryesve të tyre nuk do të mund t'u vijnë për shtati uniformat mbretërore.
Edhe presidenti Bush është shprehur i tronditur nga pamjet në gazeta, ku paraqiteshin ushtarët amerikanë duke abuzuar të burgosurit.
"Ndiej neveri të thellë për shkak të mënyrës së si janë trajtuar të burgosurit. Trajtimi i tillë nuk është në natyrën e popullit amerikan. Kjo nuk është mënyra se si i bëjmë gjërat në Amerikë", ka thënë Bush, duke premtuar dnërmarrjen e masave kundër kryesve.
Poshtërimet seksuale të të burgosurve që janë dokumentuar me fotografi kanë çuar tek ngritja e akuzave kundër gjashtë ushtarëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG