Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani tha se kërkon "drejtësi të plotë" për shtatë emigrantët pakistanezë, të cilët forcat e Maqedonisë i vranë para dy vitesh në aksionin që e përshkruan si anti-terrorist.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Masood Khan i lëvdoi zyrtarët e Maqedonisë për zbulimin e asaj që ai e përshkroi si "plan djallëzor", i cili synonte t'i impresionojë Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Pakistani kërkon drejtësi, përfshirë kompenzimin për 7 pakistanezët e ekzekutuar.
Për vrasjet, Qeveria e Maqedonisë e ka ndërlidhur ish ministrin e Brandshëm Lube Boshkovski dhe ka akuzuar 4 ish oficerë të policisë.
XS
SM
MD
LG