Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 6 ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm me mortaja ndaj bazës ushtarake në provincën Al-Anbar, në perëndim të Irakut.
Burime të ushtrisë thanë se në sulmin ka edhe të plagosur.
Më parë, ushtria njoftoi për 4 ushtarë tjerë amerikanë të vrarë në sulme të ndara në Irak.
Dy u vranë në sulmin ndaj autokolonës në qytetin Amara, ndërsa dy të tjerët në veri të Bagdadit.
Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, i hodhi poshtë raportet se gjeneral Jasim Mohamed Saleh, ish gjeneral i armatës së Saddam Hussenit, është emërtuar në krye të forcave irakiene që patrullojnë në qytetin Fallujah.
Gjenerali Richard Myers tha se zgjidhja e komandantit të forcave të reja ende s'ka përfunduar.
Myers gjithashtu tha se marincat amerikanë nuk tërhiqen nga Fallujah, e cila së fundi ishte arenë e luftimeve të rënda mes marincave dhe milicive islamike.