Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili i dha ultimatum liderit të rajonit të trazuar Adjara, vetëm disa orë pasi forcat e Adjaras i hodhën në erë tre urat kryesore, duke ndërprerë transportin dhe lidhjet me pjesën tjetër të vendit.
Saakashvili tha se lideri i Adjaras Aslan Abashidze ka 10 ditë për ta njohur kushtetutën e Gjeorgjisë, të ndërpresë shkeljet e ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe të çarmatosë milicitë lokale.
Shkatërrimin e urave, Abashidze e quajti "masë parandaluese" kundër aksionit të mundshëm ushtarak nga qeveria qendrore.
XS
SM
MD
LG