Mbështetësit e klerikut radikal,Moqtda al-Sadr, kanë sulmuar trupat amerikane në qytetin e Naxhafit.
Al-Sadr është i vendosur në Naxhaf së bashku me disa qindra mbështetës të tij.
Në mesin e zhvillimeve politike në Irak, forcat e koalicionit bënë të ditur se kanë pranuar dorëheqjen e ministrit irakian të të drejtave në njeriut, Abdel Basset Turki. Turki dha dorëheqjen për shkak të sulmeve të trupave amerikane në Naxhaf dhe Falluxha.
Në Irak vazhdojnë të qarkullojnë informacione kundërthënëse lidhur me personin që do komandojë trupat irakiane. Fillimisht u njoftua se ai do të ishte Jasim Mohamed Saleh, ish komandant në Gardën Republikane të Sadamit, derisa agjencitë e lajmeve kanë bërë të ditur se forcat irakiane do udhëhiqen nga Mohamed Latif, edhe ky ish-gjeneral në kohën e Sadam Huseinit.