Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon, ka deklaruar se do qëndrojë në këtë detyrë, pavarësisht rezultatit negativ të referendumit të djeshëm, lidhur me planin Sharon për tërheqjen e një numri vendbanimesh hebreje nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor.
Mbi 60% e anëtarëve të Partisë Likude të kryeministrit izraelit hodhën poshtë planin në fjalë.
Ministri pa portofol në qeverinë izraelite, Uzi Landau, lidhur me rezultatin e referendumit tha:
"Rezultatet dëshmojnë se shumica e anëtarëve të Partisë Likude nuk mbështesin planin Sharon, i cili do t'i japë shtysë terrorizmit."
Shtëpia e Bardhë, e cila më parë kishte mbështetur planin në fjalë tha se ka ende të njëjtin qëndrim.
XS
SM
MD
LG