Ndërlidhjet

NILES, MICHIGAN


Presidenti amerikan George Bush ka mirëpritur pranimin në Bashkimin Evropian të dhjetë shteteve të reja, kryesisht ish-komuniste. Bush ka mbështetur po ashtu edhe aspiratat e Turqisë për t'iu bashkuar këtij blloku. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Bush ka thënë se ky zgjerim e forcon edhe më partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhë shënon një përparim të madh për vlerat dhe qëllimet e përbashkëta për komunitetin transatlantik.
XS
SM
MD
LG