Ndërlidhjet

BAGDAD


Pas disa javë luftimesh qetësia po rikthehet në Falluxha, bëjnë të ditur burimet amerikane në Irak.
Forca irakiane e përbërë nga 1'100 vetë, që po vepron në këtë rajon, po funksion sipas parashikimeve, ka deklaruar koloneli amerikan, John Coleman. Komandanti i kësaj force pritet të jetë gjenerali irakian Mohamed Latif.
Luftimet kanë vazhduar në Naxhaf dhe Qerbela, derisa katër ushtarë amerikanë janë vrarë në Bagdad.
Në të tjera zhvillime Pentagoni ka hedhur poshtë akuzat se nuk është përgjigjur në kohë lidhur me rastet për keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga trupat e koalicionit.
XS
SM
MD
LG