Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot pritet ta adresojë çështjen e keqtrajtimit të të burgosurve arabë në burgun Abu Ghraib në dy televizione arabe.
Në anën tjetër, Condoleeza Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit Bush, ka kërkuar falje nga bota arabe për keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga trupat amerikane. Gjatë një interviste mbrëmë vonë në rrjetin televiziv al-Arabia, ajo ka thënë se abuzimet e këtilla janë të papranueshme.
Ndërsa kryeministri britanik Tony Blair ka premtuar hetime për dyshimet ndaj ushtarëve britanikë. "Dyshimet e kësaj natyre janë jashtëzakonisht serioze dhe nëse janë të vërteta, kjo është krejtësisht e papranueshme dhe kushdoqoftë do ta thotë këtë gjë", tha Blair.
XS
SM
MD
LG