Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gratë dhe vajzat e trafikuara në Kosovë vijnë nga vendet më të varfëra evropiane, Moldavia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina dhe ato shiten prej 50 deri në 3500 euro. Ato pastaj prej Kosovës dërgohen në Evropën Perëndimore, përfshirë këtu Italinë, Holandën dhe Britaninë e Madhe dhe detyrohen në prostitucion. Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të organizatës amerikane për të drejtat e njeriut Amnesty International, raporti i së cilës është publikuar sot në Prishtinë. Në raport gjithashtu tërhiqet vërejtja se trafikimi ka filluar të shtrihet edhe brenda kufijve të Kosovës dhe viktimat janë kryesisht vajzat e reja nga Kosova.
XS
SM
MD
LG