Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat amerikane kanë dërguar trupa dhe tanke në qytetin e shenjtë të Naxhafit dhe kanë vënë në kontroll zyrën e guvernatorit. Policët irakianë ishin në kontroll të kësaj zone, por forcat e koalicionit nuk kishin hyrë në Naxhaf nga fillimi i përleshjeve të armatosura me trupat e Moqtada al-Sadr.
Kryeadministratori i Irakut, Paul Bremer, ka emëruar guvernatorin e ri të Naxhafit, i cili do të marrë fonde për paisjen dhe aftësimin e policëve irakianë.
"Banorët e Eufratit të mesëm, rajoni i Naxhafit, kanë kërkuar ndihmë nga forcat e koalicionit dhe ne do t'ua japim. Ne do të bëjmë cfarë është e mundur nga ana jonë, por vetëm irakianët mund të ofrojnë udhëheqjen e nevojshme për të pasur rend dhe ligj", tha Bremer.
Në të tjera zhvillime njoftohet për luftime të reja në qytetet e Qerbelasë dhe Kufës, ku forcat amerikane bëjnë të ditur se 41 militantë janë vrarë.
Gjatë ditës pesë irakianë dhe një ushtar anerikanë u vranë nga një sulm vetvrasës në Bagdad.
XS
SM
MD
LG