Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Bashkimi Evropian ka qenë donatori më i madh në Kosovë gjatë këtyre viteve sepse ne dëshirojmë të investojmë në të ardhmen evropiane për Kosovën", thuhet në një kumtesë të sotme të komisionarit për politikë të jashtme të BE-së, Chris Patten. Në këtë kumtesë, që është bërë para turneut të zotit Patten në Ballkan, që fillon të hënën, mëtutje ai është shprehur edhe lidhur me trazirat e marsit në Kosovë. "Është esenciale që ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe që liderët lokalë të respektojnë përkushtimet e tyre për riparimin e dëmeve" – thuhet në kumtesën e zotit Patten. Siç informon mëtutje agjencia AP, në këtë kumtesë theksohet se "nuk ka vend në Evropë për ata që dhunën dhe kërcënimin i konsiderojnë instrumente legjitime në politikë". Parashihet që gjatë turneut në Ballkan, Chris Patten do ta vizitoj Kosovën dhe unionin Serbi – Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG