Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BUDAPEST


Qeveria e Hungarisë ka kërkuar sot nga unioni Serbi – Mali i Zi që të bëjë hetime për rastet e dyshuara të kërcënimeve kundër liderëve hungarezë në Vojvodinë, ka kumtuar ministria e jashtme. Në kumtesë mëtutje thuhet se këtë kërkesë e ka bërë zëvëndës sekretari i shteitit, Jeno Borosh gjatë një takimi me ambasadorin e unionit SDerbi – mali i Zi, Dejan Jança. Gjatë periudhës së fundit, liderë hungarezë në Vojvodinë janë ankuar se një politikan injë partie të vogël hungareze ka marrë një letër të gozhduar me thikë në shtëpinë e tij me porosinë "do t'ju vrasim të gjithëve". Në Vojvodinë jetojnë afro 300 mijë hungarezë, që është afro 10% e popullësisë.
XS
SM
MD
LG