Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Solomon Passy, ka kërkuar ndihmën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që Libia të heqë dënimin me vdekje për pesë infermiere bullgare.
Këto të fundit kanë punuar në Libi dhe akuzohen së bashku me një mjek palestinez, se kanë infektuar qëllimisht me virusin HIV qindra fëmijë libianë, si pjesë e një eksperimenti.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar këtë vendim, derisa grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë thënë se akuzat janë të pabaza dhe synojnë të justifikojnë praktikat e pasigurta në spitalet e Libisë.
XS
SM
MD
LG