Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 19 kryengritës irakienë janë vrarë në përleshjet e ndara me forcat e koalicionit në Bagdad.
Gjeneral brigade Mark Kimmit tha se në luftimet janë vrarë 6 civilë dhe tre policë irakienë.
Kimmit gjithashtu tha se më 19 maj, një ushtar amerikan do të përballet me gjykatën ushtarake për shkak të abuzimit të të burgosurve irakienë në burgun e Bagdadit, kurse seanca do të jetë e hapur për publikun.
Më parë në kryeqytet, nga bomba që shpërtheu në një treg përplot njerëz, e humbën jetën 7 njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.
Po sot, pjesëtarët e milicive besnike të klerikut shiit Moqtada al-Sadr, u përleshën me forcat britanike në qytetin jugor Amarah.
Në Basra, tre ushtarë të koalicionit u plagosën nga një shpërthim pranë autokolonës së ushtrisë britanike.
XS
SM
MD
LG