Ndërlidhjet

BEOGRAD


Millorad Lukovicit, i njohur si Legija, i akuzuar si organizatori i vrasjes së kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, i janë dhënë 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Legija pas dorëzimit ditë më parë ka dalë sot për herë të parë para gjyqit.
Lukovic ka kërkuar nga trupi gjykues 45 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij, derisa gjyqi ka vendosur që gjykimi i tij të rinisë më 10 qershor.
Lukovic, i cili ka qenë komandanti i "Njësisë së operacioneve Speciale", të njohura si Beretat e Kuqe, akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e Ivan Stambolliqit, ish president i Serbisë dhe tentativë të vrasjes ndaj Vuk Drashkoviqit në vitin 1999.
Njësia që ai ka drejtuar është e njohur për krimet e kryera gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG