Presidenti George Bush ka diskutuar zhvillimet në Irak me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfled dhe drejtuesit më të lartë të Pentagonit.
Bush përsëriti përkrahjen për punën që po kryen Rumsfeld, pavarësisht disa kërkesave për dorëheqje.
"Amerika është e përkushtuar për barazinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve, prandaj do të gjenden përgjegjësit për veprimet e vrazhda dhe të papranueshme ndaj të burgosurve irakianë. Sjelljet e disa personave janë një fyerje për popullin irakian dhe janë në kundërshtim me standardet bazë të moralit", tha Bush.
Më tej Bush përsëriti se Shetetet e Bashkuara janë të vendosura për kalimin e përgjegjësive tek irakianët deri më 30 qershor. Gjatë ditës i është dorëzuar drejtimi i 7 ministrive irakianëve.