Ndërlidhjet

KAMPI BONDSTILL


Komandanti i sektorit lindor të KFOR-it, që kontrollohet nga forcat amerikane gjenerali Rick Erlandson ka thënë se "Nuk ka indikacione se Kosova kërcënohet nga sulmet e mundshme terroriste", por ka tërhequr vërejtjen se sa herë që në rajon krijohen situata jostabile, siç ishte rasti i trazirave të marsit në Kosovë , krijohet mundësia për infiltrimin e terroristëve. Gjenerali amerikan Erlandson, I cili menjëherë pas trazirave të marsit për disa javë rresht kishte fuqizuar orën policore në sektorin lindor të kontrolluar nga forvcat e tij, thotë se situata në këtë rajon tashmë është normalizuar. Kjo sipas tij është bërë me ndihmën e liderëve lokalë që kanë treguar gatishëmri për të lëvizur gjërat përpara, por edhe me vetë vullnetin e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG