Ndërlidhjet

ATHINË


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shprehur besimin se Lojërat e Athinës do të zhvillohen në kohë dhe me sukses.
"Fshati Olimpik është afër përfundimit, kurse 15 lagjje janë kryer. Deri tani 85 për qind e punës është kompletuar", ka deklaruar Gianna Angelopulos, e cila drejton komitetin organizativ të Qeverisë Greke për Lojërat Olimpike.
Ka pasur kritika të shtuara se Greqia ka mbetur prapa në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme për këto gara. Një tjetër problem është siguria e lojërave në kuadër të sulmeve të mundshme terroriste.
XS
SM
MD
LG