Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë ka reaguar ndaj disa vlerësimeve të shefit të UNMIK-ut Holkeri bërë në fjalimin e tij të para tri ditësh në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, ku ai thoshte se KFOR-i nuk i ka shtuar forcat deri sa nuk ka përfunduar dhuna. "Në të vërtetë, përforcimet e KFOR-it kanë luajtur një rol vendimtar për ndërprerjen e dhunës në trazirat e marsit", thuhet në komunikatën e KFOR-it, duke shtuar se përforcimet e para kanë arritur në terren brenda 24 orësh dhe janë përfshirë në qetësimin e situatës.
XS
SM
MD
LG