Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU DELHI


Kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee ka dhënë dorëheqje sot, pas disfatës që pësoi në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa Partia Kongresiste e shpalli fitoren. "Gjatë disa ditëve të ardhshme do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë. Partia kongresiste do ta marrë udhëheqjen për të siguruar se vendi ynë ka një qeveri të fortë, të qëndrueshme dhe sekulare", tha Sonia Gandhi, kandidatja më serioze për kryeministër. Sonia Gandhi, e lindur në Itali, është e veja e ish kryeministrit Rajiv Gandhi, të vrarë në një atentat.
XS
SM
MD
LG