Zyrtarët amerikanë dhe irakienë e kanë dënuar vrasjen e Izedin Salimit. Shefi i administratës amerikane në Irak Paul Bremer e ka quajtur vrasjen akt të së keqes dhe është zotuar se përgjegjësit do të përgjigjen.
Ndërkaq, ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiyar Zebari tha se terroristët nuk do të mund të mposhtin forcat prodemokratike. "Kjo u dëshmon të gjithëve që deshën të mbeten indifierentë ndaj këshillit qeverisës dhe që thanë se ai nuk është efikas dhe nuk është përfaqësues, se pikërisht anëtarët e Këshillit qeverisës janë bërë shënjestër e terroristëve", tha Zebari.
Vrasjen e ka dënuar ashpër edhe ministri i jashtëm britanik Jack Straw, i cili e ka quajtur këtë akt përpjekje për të minuar bartjen e pushtetit tek irakienët.