Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri britanik, Tony Blair ka arritur sot në Turqi për një vizitë të shkurtër pune dhe për të biseduar me udhëheqësit turq.
Blair u takua me presidentin Sezer dhe me kryeministrin Erdogan. Bisedimet janë përqëndruar në Irak, përpjekjet kundër terrorizmit dhe synimin e Turqisë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
"Cfarë ka ndodhur sot në Irak, me vrasjen e dikujt që përpiqej për të mirë, për një Irak më demokratik, nënvizon faktin se nuk do të largohemi shpejt nga Iraku, nuk do ketë zvogëlim të numrit të ushtarëve, derisa të përmbushet misioni", ka deklaruar Blair pas takimit me kryeministrin turk Erdogan.
Disa orë para arritjes së kryeministrit Blair, së paku tri
bomba të vogla kanë shpërthyer në afërsi të degëve të një banke britanike në qytetet turke të Ankarasë dhe Stambollit mbrëmë, duke shkaktuar dëme të vogla, por jo edhe viktima.
XS
SM
MD
LG