Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, paralajmëroi sot hapjen e katër zyrave të reja në kuadër të kryeministrisë. Pas takimit që pati me shefin e UNMIK-ut, Rexhepi njoftoi po ashtu se procesi i privatizimit, do të zhbllokohet deri në fund të këtij muaji. Rexhepi tha se hapja e këtyre zyrave do të bëhet me një urdhëresë administrative. Ndërkohë, në funksion të përgatitjes së takimit zyrtar të Grupit Përkrahës për Kosovën, që do të mbahet më 8 qershor në Prishtinë, përfaqësues të Grupit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, kanë zhvilluar sot takime të ndara me disa nga liderët lokale.
XS
SM
MD
LG