Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat amerikane dhe policia irakiene kanë rrethuar dhe po bastisin rezidencën e anëtarit të Këshillit Qeverisës të Irakut, Ahmad Chalabi, por nuk kanë komentuar arsyet e bastisjes.
Nga ana tjetër ushtria amerikane tha se është duke hetuar raportet për sulmin e helikopterëve amerikanë në afërsi të kufirit Irak-Siri, cfarë ka shkaktuar vrasjen e disa dhjetëra civilëve që po merrnin pjesë në një ceremoni martese. Ushtria amerikane konfirmoi se forcat e saj po vepronin në atë zonë, por cak kishin një shëpi që dyshohej se ishte e luftëtarëve të huaj. Burimet arabe thonë se të paktën 42 persona janë vrarë, përfshirë këtu edhe 15 fëmijë.
XS
SM
MD
LG