Ndërlidhjet

NJU DELHI


Kryeministri i sapo emëruar i Indisë, Manmohan Singh, ka deklaruar se krijimi i mardhënieve miqësore me fqinjët, vecanërisht Pakistanin, si dhe zbatimi i reformave ekonomike, që do marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve, do jenë përparësitë e qeverisë së tij.
" Në kërkojmë marrëdhënie miqësore me fqinjtë tanë, më së shumëti me Pakistanin. Duhet të gjejmë mënyrat që të zgjidhim problemet, që kanë qenë burim i fërkimeve dhe të historisë së pafat të marrëdhënieve tona me Pakistanin, tha Singh.
Këtë deklaratë, Islamabadi zyrtar e mirëpriti duke thënë se është një 'fillim i mirë' për të dyja vendet.
XS
SM
MD
LG