Ndërlidhjet

VJENË


Partitë politike në Serbi po bëjnë përpjekje që nga atentati ende i pasqaruar ndaj ish-kryeministrit Gjingjiq të nxjerrin përfitime politike, shkruan e përditshmja vjeneze Di Presse.
Kjo gazetë pohon se zgjedhjet e ardhshme presidenciale mund të forcojnë Partinë Radikale Serbe, përkatësisht krahun ultranacionalist në Serbi.
Ndërkaq e përditshmja tjetër Standard, vë në pah se sipas hulumtimeve të fundit në fushatën parazgjedhore për president të ri prin kandidati radikal Tomislav Nikoliq, për të cituar pastaj Vuk Drashkoviqin, të ketë thënë se fitorja e Nikoliqit , Serbinë e varfëruar do ta bënte vrimë të zezë të Evropës.
XS
SM
MD
LG